A po përmbyll “X Factor” punën 17 vjeçare?

ITV dhe Simon Cowell siç duket nuk kanë plane të mëtejshme për seri të tjera të show-it televiziv “X Factor”.
Pas 17 viteve punë të vazhdueshme, duket se programit po i vjen fundi.
Që nga shkurti i vitit të kaluar, ishte bërë e ditur se ky program do përfundonte në vitin 2020 dhe se Cowell do të drejtonte një tjetër program muzikor të titulluar “Walk the Line”.
One Direction, JLS, Olly Murs, Little Mix, janë vetëm disa prej artistëve të cilët sot njihen fal paraqitjeve të tyre në “X Factor”.
“Jam në dy mendje, gjysma e së cilës mendon se kemi një arsye pse kemi vendosur ta mbyllim këtë shoë pasi në vazhdimësi po bëjmë gjërat e njëjta, por në anën tjetër ka një sens të vërtetë te thjeshtësisë për këtë shoë që unë e dua, e cila është këngëtarë të mirë dhe karaktere të mëdha”, tha Dermot O’Leary./21Media

Back to top button