A po provon Qeveria ta thyej sindikatën?!

Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit ka thënë se prindërit kanë të drejtë që ta padisin qeverinë e cila, sic thotë, e ka obligim kushtetues që ta sigurojë mundësinë për kthimin në banka shkollore. Zyrtarë të saj thonë qeveria po provon që të përçajë sindikatat.
Sërish protestë e prindërve në kryeqytet për të shprehur indinjatën për mos fillimin e procesit mësimor. Këshilli i Prindërve të Shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë kërkoi që greva të përfundojë sa më parë dhe mësimi të fillojë menjëherë.
Qindra mijëra nxënës në Kosovë vazhdojnë të mbeten jashtë bankave shkollore.
Por pjesërisht mësimi po mbahet nga disa shkolla në Prishtinë, Gjakovë, Podujevë, Kamenicë, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Decan, Viti, Kacanik, Prizren, Shtime Vushtrri e Fushë Kosovë.
Drejtori i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit, Nehat Mustafa thotë se, prindëritë kanë të drejtë padisin qeverinë të cilët sic thotë e kanë për obligim që nxënësve t’u sigurojnë mundësinë për kthimin në banka shkollore.
“Sot është dita e 19 që humbet mësmimi jemi në javën e pestë prej kur ka fillu mësimi dhe i bije ka 2 milionë orë të humbura dhe në ditë 92 mijë e më tepër orë të humbura dhe len dëmë të pariparueshëm tek fëmijët… E drejta e arsimimit është e drejtë kushtetuese dhe është obligim i shtetit që ëktë ta realizoj dhe ta përmbush pra nuk është e drejtë kushtetuesse e sbashkut. Dhe prindërit kanë të drejtë të angazhojnë avokat ta padisin qeverinë që ta realziojnë këtë të drejtë kushtetuese që e kanë, thote Nehat Mustafa, drejtor i Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit.
.Njohësi i rrethanave politike, Fidan Ukaj vlerëson se, sindikatat nuk duhet të pengohen në ngritjen e zërit për realizimin e kërkesave të tyre, dhe vazhdon:
“Ky është lajm i keq për zhvillimin e demokraicsë, sindikatat nuk janë oponentë të qeverisë. Janë sindikatat ato që ngrisin zërin dhe i tregojnë qeverisë se ku qalon problemi dhe qeveria me konfliktet e krijume po e dëmton demokracinsë dhe lirinë e protestës e grevës…
Drejtori i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit, Nehat Mustafa vlerëson se Qeveria duke mos u gjetur zgjidhje po lë hapësirë të mendohet se kanë qëllim përçarjen e sindikatës.
“Qeveria në vend që të ofrojë propozime konkrete po insiston në përcarjen e sindikatës dhe nuk e di cka i konvenon kur fëmijët janë në shtëpi… në këtë formë janë të paarsyeshme. Duket që e ka këtë qëllim po asnjëherë nuk është thënë publikisht sepse skemi pa asnjëherë diskutim të mirëfillt. Dhe asnjëherë skanë dal me një qëndrim pse nuk mund të realziohen kërkesat e mësimdhënësve e shërbyesve civil.
Se të përcahet sindikata është qëllimi i Qeverisë thotë edhe njohësi i rrethanave politike, Fidan Ukaj. Thekson se, nuk po shihet përafërim i qëndrimeve.
“Ne pamë disa takime mes sindikatës e qeverisë më shumë dëgjuam deklarata por nuk pamë një zgjidhje. Kemi parë palët, dhe ofendimet sidomos kryeministri që i quajti të pan-it, poashtu edhe nga sindikata. Dhe palët spo afrohen por po largohen, sic duket pika finale është të përcahet sindikata dhe ti arrin qëllimet e saj deri në implementimin e ligjit për paga. Uroj të mos shkoj në gjykatë kushtetuese dhe besoj që edhe sindikata ka të drejtë në kërkesat e saj…
Megjithë thirrjet e institucioneve të Kosovës për kthim në shkolla, numër i vogël i mësimdhënësve në gjithë Kosovën kanë ndërprerë grevën në disa shkolla. Minstria e Arsimit vazhdimisht ka bërë thirrje për përfundimin e grevës dhe fillimin e mësimit./21Media

Back to top button