A po rrezikohet Kosova nga virusi kinez?

Dr.Ramadani: Kosova është rrezikuar si çdo vend tjetër.-Qytetarët të shqetësuar nga mundësia e përhapjes së virusit

Korona-virusi i cili është duke u përhapur në Kinë dhe disa vende të tjera, ka ngritur alarmin e rrezikut edhe në Kosovë. Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik pohojnë se nga ky virus është e rrezikuar edhe Kosova. Thonë se janë në  gjendje gatishmërie për ta menaxhuar këtë virus, por që për të mbërritur në Kosovë atij i duhen tre deri në gjashtë muaj. Simptomat e virusit që është përhapur në Kinë, janë të njëjta me gripin sezonal i cili aktualisht është i pranishëm në Kosovë.(Teskti- Valmira Hoti, kamera- Sahity Troshupa-Kushtrim Rrëmoku)/21Media

Dr.

Back to top button