Murtezi: Do ta tejkalojmë planin energjetik për 15-20 % të prodhimit

Murtezi: Do ta tejkalojmë planin energjetik për 15-20 % të prodhimit

Kohët e fundit kishte ankesa të zëshme të qytetarëve dhe të bizneseve për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. Dhe, vërtet është e habitshme që gati 20 vjet pas lufte të mos ketë furnizim stabil me energji elektrike.

Sidoqoftë, tashmë po mban mot tipik dimëror dhe preokupim ndër qytetarë është furnizimi me energji elektrike në muajt e ardhshëm. Në KEK zotohen se tri blloqe të Termocentralit Kosova A do të jenë në funksion gjatë gjithë dimrit./21Media