AAK-ja mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka konfirmuar dorëzimin e kërkesës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, ku do të debatohet lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.  Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike. Debati është kërkuar për sot, në ora 10:50”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur të ndryshojë tarifat për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë rrymë brenda muajit. Ndryshimet hyjnë në fuqi nga 9 shkurti./21Media

Back to top button