AGK-ja dënon sulmet e Prindon Sadriu ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se është i alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë, duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.
“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë.
Tutje, AGK-ja thotë se akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Sipas tyre, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre./21Media

Back to top button