AAK kërkon ndryshimin e Ligjit për skema sociale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjit të skemës sociale të propozuar nga ky subjekt politik, e i cili është në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media ka thënë se ky ligj është diskriminues pasi neni 8.5 ua mohon të drejtën qytetarëve kontributdhënës për pensionim kontibutdhënës.
“Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues të këtij ligji, i cili parasheh që çdo person te ketë te paktën 15 vite përvojë pune para 01 janarit të vitit 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës”, ka deklaruar ndër tjera Dreshaj./21Media 

Back to top button