AAK vendos, fushatë veç pesë ditë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraidnaj njoftoi se, AAK ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Haradinaj tha se janë të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Gjatë kësaj kohe AAK-ja do e zbatojë modelin e fushatës digjitale.
“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë”, shkroi Haradinaj në Facebook.
AAK është subjekti i dytë politik që e mori këtë vendim pasi që më 13 shtatori edhe Lidhja Demokartike e Kosovës, vendosi në mënyrë vullnetare që fushatën zgjedhore të e shkurtojnë nga 30 ditë në vetëm 5 ditë.
Në mbledhjen e mbajtur të Komisoni Zgjedhor i Kosovës bëri të ditur se fushata zgjedhore do të fillojë me 16 shtator dhe se nuk do të ketë shkurtim apo edhe shtyrje të fushatës.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor. /21Media 

Back to top button