Abazi: Jemi në një moment kritik, institucionet ta marrin më seriozisht

(LIVE UPDATE)
Abazi kërkon që Kusari-Lila të largohet nga udhëheqësja e Grupit Parlamentar të VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar largimin e Mimoza Kusari Lilës nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
“”Po kam kërkuar. Mungesa e kohezionit, mungesa e vullneti mungesa e idesë që një deputet që nuk është pjesë e VV-së të udhëheq një grup kaq të madh sepse dinamikat brenda lëvizjes e bëjnë po ashtu komplekse përfaqësimin e grupit parlamentar. ka njerëz që janë brenda grupit parlamentar që kanë aftësi dhe durim më të madh për ta udhëhequr grupin parlamentar”, tha  Abazi gjatë një konference për media.
Ai po ashtu ngriti pakënaqësitë në mënyrën se si po menaxhohet kriza me energjinë elektrike.
“Është momenti ta tejkalojmë problematikën e 20 vjeçarit dhe dështimit në sektorin energjetik dhe të fokusohemi në të tashmen dhe të ardhmen. Strategjia që është përgatitur për energjinë është përsëritje me ndryshim të vendeve të togfjalëshave të 20 vjetëve të fundit. Fakti që edhe ky draft strategji e ka kryefjalën te netimit i kapaciteteve të reja prej qymyrit e bën strategjinë në kundërshtim me trendët dhe agjendën e gjelbër të BE-së. Nuk ofron asnjë zgjidhje përveç që ofron dëm të madh për shëndetin”, deklaroi Abazi.
Abazi: Ta kalojmë dështimin në energjetik, të fokusohemi te e ardhmja
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të kalojë problematikën e 20 vjeçarit për dështimin në sektorin energjetik dhe të fokusohet në të tashmen e në të ardhmen.
Ai po ashtu tha se strategjia e cila cshtë përgatitur për energji është një përsëritje e viteve të kaluara.
“Sigurisht që mund të shpenzojmë orë të tëra, kam pauzuar një kohë nuk kam folur për çështjen e energjisë, mirëpo mendoj që është momenti ta tejkalojmë problematikën e 20 vjeçarit për dështimin në sektorin energjetik dhe të fokusohemi në të tashmen e në të ardhmen. Unë them që strategjia e cila është përgatitur për energji është një përsëritje me strategjitë e 20 vjetëve të fundit. Ne e dimë ku na kanë sjellë ato strategji. Fakti që edhe ky draft-strategji që është diskutuar në publik, e ka kryefjalën apo fokusin te ndërtimi i kapaciteteve të reja të energjisë prej qymyri, e bënë strategjinë në kundërshtim me trendet dhe agjendën e gjelbër të Unionit Evropian.
“Nuk ofron asnjë zgjidhje, përveç argumenteve të së kaluarës që është në dëm të madh për shëndetin publik”, shtoi Abazi.
Abazi: Jemi në një moment kritik, institucionet ta marrin më seriozisht
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, tha se ka vendosur që të ditëve të premte, në orën 10:00, të mbajë konferenca për media, për siç u shpreh ai ndihmuar jetën parlamentare në Kosovë.
Sipas tij, do të ishte e pafalshme që në fund të mandatit të arsyetojmë mungesën e veprimit apo komunikimit me qytetarët, por edhe media.
“Rrjedhimisht kam kërkuar, zakonisht kur kam pasur mundësi të marrë fjalën, që debatet brenda Kuvendit të bëhet për çështje të rëndësishme, e jo përplasje. Ndonjëherë ia kemi dalë, ndonjëherë jo”, tha ai, shkruan rtv21.tv
Abazi theksoi se “jemi në një moment kritik të alarmit në marrëdhënie ndërkombëtare. Janë dy çështje të rëndësishme që pas Luftës së Dytë Botërore, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe çështja e krizës së gazit. Të cilat na prekin në Kosovë”.
Abazi tha tutje se ky alarm duhet të merret seriozisht nga institucionet tona.
Po ashtu, ai tha se ka ardhur momenti kritik që dialogu të ndahet nga proceset integruese. Sipas tij, Lajçak ka vazhduar ta mbajë agjendën tonë integruese peng të dialogut.
“Nga një javë qëndrimi në Bruksel, ajo që mund t’ju them është se ka ardhur momenti kritik, absolutisht kritik, që dialogu të ndahet nga proceset integruese. Përkundër faktit që Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të protokollit të përbashkët së politikës së jashtme me Rusinë, prapë se prapë ka mirëkuptim për Serbinë në disa qarqe të Bashkimit Evropian dhe ky është problem në vete”, tha Abazi.
“Lajçak ka vazhduar ta mbajë agjendën tonë integruese peng të dialogut dhe në këtë kuptim Serbia ka vazhduar që dialogun ta përdorë si formë të shantazhit dhe të përjashtimit të Kosovës nga procesi integrues. Liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe pjesëmarrja në programet e NATO-s nuk mund të jetë peng i dialogut”, shtoi ai.
Në fund, Abazi thekosi se Lajçak ka arritur që liberalizimin dhe njohjet t’i vë në tryezë të dialogut.
“Nuk duhet të pajtohemi me këtë formë të trajtimit në dialog”, theksoi Lajçak./21Media

Back to top button