Mashtrimi me viza, caktohet masa e paraburgimit ndaj serbit dhe shqiptarëve

Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R. I., për veprën penale mashtrimi, ndërsa të pandehurve B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. dhe G. P., për veprën penale rrëmbimi.
Sipas njoftimit të gjykatës ekziston dyshimi bazuar se i pandehurit R. I. nga Republika e Serbisë, në periudhën kohore prej gjashtë muajve të vitit 2022, me qëllimi të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, apo për t’i shkaktuar dëme materiale personit tjetër, së bashku me dy të dyshuarit I. dhe S. (serb), kanë vënë në lajthim personat B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. dhe G. P., në atë mënyrë që i është prezantuar rrejshëm, kinse do t’i rregullojë dokumentacionet si pasaporta serbe dhe greke dhe do t’i caktojnë termin për viza pune, ashtu që për këto shërbime ka marr shumë të konsiderueshëm të të hollave, me ç’ rast me këto veprime i pandehuri u ka shkaktuar dëme materiale personave të lartshënuar./21Media

Back to top button