Abazi: Për herë të parë kemi një Fond në Bankën Qendrore të Kosovës

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi sonte ka qenë i ftuar në ”Click”, ku ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në BE.
Abazi ka theksuar se Kosova për herë të parë ka një fond në Bankën Qendrore të Kosovës.
”E kuptoj sidomos ata që s’kanë arritur ta bëjnë vet një gjë të tillë, kemi pasur në të kaluarën fonde të tjera si ”3%” apo ”Vendlindja thërret”, tani kemi një llogari në Bankën Qendrore të Kosovës, ku secili vullnet mirë mund të bëjë një kontribut financiar për të ndihmuar sigurinë kombëtare si dhe për ta përkrahur formimin e ushtrisë”, ka thënë Abazi./21Media

Back to top button