Markat luksoze i thonë “JO” Rusisë

Prodhuesit e automjeteve Ferrari dhe Lamborghini thanë se nuk do të prodhojnë automjete për tregun rus deri në një njoftim tjetër.
Në një deklaratë, Ferrari tha se planifikon të dhurojë 1 milion euro për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për qytetarët ukrainas, transmeton rtv21.tv.
Lamborghini tha se “shpreson për një fund të shpejtë të armiqësive dhe një kthim në diplomaci”. Ajo planifikon të bëjë një donacion për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Marka më e madhe zvicerane e orëve, Rolex, tha gjithashtu të martën se po ndalon eksportet në Rusi.
Ata janë ndër një mori shitësish të nivelit të lartë duke përfshirë Chanel, Louis Vuitton dhe Gucci që janë tërhequr nga vendi ditët e fundit./21Media

Back to top button