Abazi takoi ambasadorin e Zvicrës

Ambasadori theksoi mbështetjen e Zvicrës ndaj Qeverisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, Zëvendësshefen e Misionit, Pauline Menthonnex Gacaferri dhe Zëvendësdrejtorin e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim,  Bernhard Soland.

Ambasadori Lebet, uroi Zëvendëskryeministrin Abazi për postin e ri në Qeverinë e Kosovës dhe theksoi mbështetjen e Zvicrës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellim të bashkëpunimit sidomos në fushën e menaxhimit të ujërave dhe koordinimin e përbashkët për rolin e diasporës që jeton në Zvicër./21Media

Back to top button