Besarta dhe Bekimi i shkojnë tek varri babait për datëlindje

Besarta dhe Bekimi me urime emocionuese për heroin e Kosovës

Sot, në datëlindjen e 70-të të Hamëz Jasharit, fëmijët e tij Besarta dhe Bekimi, vendosën lule tek busti i heroit në Skenderaj dhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Para se të marr rrugën për tek varri i babait, Besarta i dedikoi një shkrim, ku tha se me kalimin e kohës vetëm kujtimet po i mbesin në mendje, duke shtuar se kujtimet e mira po bëhen edhe më të kthjellëta.

 

Kujtimi për babën edhe sot pas 22 vjetësh nga rënia e tij historike, mbetet i freskët edhe për Bekimin. Ai tha se mësimet e tij për jetën, atdhedashurinë, sinqeritetin e trimërinë kanë qenë dhe mbeten frymëzimi i tij jetësor./21Media

Back to top button