Abazi thotë se po sabotohet procesi i caktimit të ambasadorëve

Kosova që tre muaj ka mbetur pa ambasadorë që kur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i dërgoi presidentes Vjosa Osmani propozimin për lirimin nga detyra dhe tërheqjen nga misioni diplomatik i mbi 20 ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
Kryetari i komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka thënë se sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme, mirëpo sipas tij antarët e këtij komisioni nga PDK dhe AAK e kanë lëshuar takimin gjë që e kanë pamundësuar zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve.
Abazi përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se takimi është shtyer për një datë tjetër.
Sipas Abazit në takim prezent në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli. Ndërsa, Arjana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin.
Abazi tutje ka njoftuar se Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit.
Portali rtv21.tv që 4 ditë është duke kërkuar përgjigje nga MPJD lidhur me çështjen e ambasadorëve, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur./21Media

Back to top button