Abazi vizitën e Kurtit në Turqi e lidhë me Kodin Civil: As LGBTQI as deputetët s’i besojnë përrallat e cirkut të një palaçoje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar vizitën e tij disa ditore në Turqi.
Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Kurti ka realizuar disa takime të njëpasnjëshme, ku së fundi ai tregoi se ka takuar edhe shkrimtarin e njohur, Orhan Pamuk i cili e kishte ftuar për darkë.
E pas kësaj ka reaguar ish-bashkëpunëtori i Kurtit, Haki Abazi, i cili vizitën e Kurtit në Turqi e ka lidhur edhe me deputetët e VV-së të cilët janë duke e kundërshtuar krijimin e Projektkodit civil.
“Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.
Tutje ai ka thënë se as LGBTQI, as deputetët e përfaqësimit të besimtarëve mysliman nuk janë më naivët për të besuar përrallat e cirkut “ të një palacoje që lulet e varrit i ka dëfrimin më të madh në karrierën e manipulimit komunist”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?