Nëna raportohet në Polici se braktisi fëmijët e saj

Një grua është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje, më 1 qershor në Klinë.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të cilit janë iniciuar rastet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si më lartë”, thuhet në raportin 24 orësh.
Policia rastin e ka cilësuar “Dhunë në familje dhe keqtrajtimi apo braktisja e fëmijëve”, dhe rasti është duke u hetuar./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?