Stano: Nëse s’ka përparim në dialog nënkupton se nuk ka përparim në procesin e anëtarësimit në BE

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ai tutje ka thënë se nëse s’ka përparim në dialog nënkupton se nuk ka përparim në procesin e anëtarësimit në BE.

Por sipas tij,, nëse ka progres nga njëra palë, do të reflektohet në procesin e anëtarësimit të palës partnere.

‘BE-ja ishte shume e qartë në shumë raste dhe gjithashtu në dokumentin e saj se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Me fjalë të tjera, nëse s’ka përparim në dialog nënkupton se nuk ka përparim në procesin e anëtarësimit në BE. Është e qartë. Kjo është thënë në disa dokumente të BE-së në konkluza të Këshillit që prej vitit 2013, 2014 dhe deri më 2022, në kornizën negociuese të Serbisë, në raportet për Kosovën dhe Serbinë, pra është thënë shumë qartë se cfarë presin BE dhe vendet anëtare të saj kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit dhe dialogun. Kjo aktualisht është pjesë e një procesi të njjëjtë”, tha Stano ndër tjera.

Ai tutje ka shtuar se,”dialogu dhe anëtarësimi për Serbinë dhe Kosovën janë pashmangshëm të lidhura. Nëse s’ka përparim në dialog dhe në përmbushjen e zotimeve do të thotë se s’ka përparim as në proceset anëtarësuese përkatëse. Nëse ka progres nga njëra palë, do të reflektohet në procesin e anëtarësimit të palës partnere”./21Media

Back to top button