"Vlerat e tij të punës, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën"

“Vlerat e tij të punës, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën”

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku e ka emëruar Alban Zogajn shef të kabinetit. Lajmin e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ku ndër tjerash ka treguar se ai e ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali.

“Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë. Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën.”, ka shkruar Abdixhiku./21Media