Abdixhiku: Ikja e mjekëve problem kombëtar, Kosova ta trajtojë me urgjencë

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ikja e stafit mjekësor është bërë problem kombëtar si dhe ka bërë thirrje që një gjë e tillë të trajtohet me urgjencë.
Ai këto deklarata i ka bërë pas takimit me student te Fakultetit të Mjekësisë.
“Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë.“, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij zgjidhje për frenimin e kësaj dukurie është rritja e standardit jetësor të profesionistëve mjekësor.
“Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot. Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi.”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button