Konkluzionet e Samiti i BE-së për dialogun, Kosovës i kërkohet ta themelojë Asociacionin

Kanë dalë përfundimet e para të Këshillit Evropain a i përket dialogut Kosovë- Serbi.
Në konkluzione të cilat i miratoi Këshilli Evropian u bëhet thirrje të dyja palëve që “të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte detyrimet që kanë marrë në dialog, përfshirë marrëveshjen e arritur në 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit ët komunave me shumicë serbe”.
Sipas Këshillit Evropian propozimi franko-gjerman do të vendoste marrëdhëniet midis dy palëve në një “bazë të re dhe të qëndrueshme”.
“Këshilli Evropian mirëpret propozimin evropian për vendosjen e marrëdhënieve mes dy palëve mbi një bazë të re dhe të qëndrueshme, si një mundësi historike që të dyja palët duhet të shfrytëzojnë për të arritur perspektivën e tyre evropiane”, thuhet në konkluzione
Të enjten , përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, ka paralajmëruar se së shpejti do të ftojë në takim Kurtin e Vuçiqin.
Me gjithatë presidenti serb Aleksandar Vuçiq u përgjigj duke thënë se do të shkojë në Bruksel vetëm kur të bëhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë javëve të fundit disa herë ka përsëritur se nuk do të tolerojnë që Asociacioni të ju vihet si parakusht në negociat./21Media

Back to top button