Abdixhiku konfirmon kalimin e Kica-Xhelilit në LDK

Deputetja e Doarsa Kica – Xhelili, zyrtarisht u bë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar sot deputeten si pjesë të subjektit të tij.
Në një postim Facebook Abdixhiku ka shkruar se, ajo ka shumë për t’i dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarësisë sonë e idealeve tona të përbashkëta në rrugën e gjatë që na pret përpara.
“Me Doarsën kemi biseduar gjatë mbi politikën, aktivizmin dhe vizionin e Lidhjes tonë për vendin. Pikëpamjet e saj për Kosovën, për të tashmen e të ardhmen e brezave të këtij vendi – për drejtësinë në veçanti – janë vlera që provojmë t’i shpërfaqim me këmbëngulësi në çdo veprim tonin politik. Kemi folur për LDK-në, idetë tona përpara dhe nevojën e ndërtimit të kësaj rruge së bashku me më të mirët e vendit. Ky është qëllimi ynë; Doarsa është e tillë, prandaj dhe rrugëtimi ynë i natyrshëm. Ajo ka shumë për t’i dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarësisë sonë e idealeve tona të përbashkëta në rrugën e gjatë që na pret përpara”, ka shkruar Abdixhiku.
Përgjatë kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, Doarsa ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, si dhe anëtare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër-Korrupsionit.
Partia Guxo dhe Lëvizja Vetëvendosje do të kenë një deputet më pak në grupin e tyre parlamentar pas largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili./21Media

Back to top button