Kurti komenton deklaratën e Erdoganit për mbështetjen në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Kosova nuk është temë por palë.
Kështu Kurti ka thënë sot pasi u pyet nga gazetarët se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë në dialog Kosovën e Serbinë gjatë vizitës që kishte në Serbi.
“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik, e aleat dhe Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO. Por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë tash Kosova nuk është aty temë por është palë, bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.
Kurti ka përmendur se nesër në Kosovë do të jetë Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak i cili do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman./21Media 
 

Back to top button