Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit Albin Kurti gjatë javës së ardhshme.

Kreu i LDK-së tha shkurt për kp se do të marrë pjesë në takimin me shefin e ekzekutivit.

Dje, Kurti iu ka dërguar ftesë tre liderëve opozitarë, siç thuhej për bashkërendim të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës.

Krahas Abdixhikut, ftesën e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa nuk dihet ende nëse u.d të kryetarit të PDK-së do ta bëjë një gjë të tillë.

Back to top button