Abdixhiku pret në takim Hovenierin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”.

Abdixhiku, tha se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë në relacionet ndërshtetërore dhe pozicionin ndërkombëtarë të Kosovës, shkruan rtv21.tv.

“Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik. Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë. LDK mbetet e përkushtuar në këtë drejtim. Me bindje dhe vullnet të plotë politik”, ka shkruar Abdixhiku.

Back to top button