Abdixhiku: Rikonfirmojmë qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut. Në vlerësimin e anëtarësisë së tyre, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen.
Ai ka deklaruar kështu pas takimit që kishte me Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve.
“Sot, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve. Në të dy takimet, me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut. Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

Back to top button