Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Shqipja dha shumë për sportin shqiptar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, iu ka shprehur ngushëllime familjeve Bajçinca dhe Brestovci, për vdekjen e profesoreshës dhe kontribuueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca -Brestovci.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se karriera e Shqipes në sport është histori suksesi.

“Shqipja dha shumë për sportin shqiptar, në veçanti në fushë të hendbollit. Dha shumë dhe për programin tonë politik “Rruga e Re”; ajo i ishte bashkuar ekipit tonë të ekspertëve duke dhënë gjithë dijen dhe përgatitjen e saj profesionale në hartimin e planit tonë qeverisës për sportin, për të cilën i jemi mirënjohës e do ta kujtojmë gjithmonë. Rrugën e nisur së bashku për fat të keq e ndali në gjysmë sëmundja e rëndë që edhe e ndau nga ne”, tha Abdixhiku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button