Adele në ditëlindjen e saj të 34-të: Mezi pres ta arrijë moshën 60 vjeçare

Këngëtarja, Adele ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të.
Përmes disa fotografive Adele ka thënë se nëse koha vazhdon të shërojë dhe të lëmojë të gjitha rrudhat e saj, ashtu siç ikin vitet, atëherë ajo mezi pret të bëhet 60.
”Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur! Kaq shumë mësime, kaq shumë bekime për të cilat duhet të jemi mirënjohës. Kjo është 34, dhe mua më pëlqen këtu! Faleminderit për dashurinë e ditëlindjes si gjithmonë”, ka thënë Adele.
Adele është në një lidhje me agjentin sportiv Rich Paul pas ndarjes nga bashkëshortin, Simon Konecki në vitin 2019.
Adele dhe Simon, kanë një djalë, Angelo, nëntë vjeç. Dyshja gjithmonë tregonin privatësi në lidhje me marëdhënien e tyre. /21Media

Back to top button