Ademi takon Infantinon: Jam këtu për ta prezantuar zërin e klubeve tona

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantinon në Paris.
Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm me të parin e FIFA-së, Ademi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se është i përkushtuar që zëri i klubeve kosovare të dëgjohet në mënyrën e duhur në arenën ndërkombëtare.
I pari i FFK-së gjithashtu ka thënë se me Infantinon kanë biseduar për avancimin e më tutjjeshëm të infrastrukturës sportive në Kosovë.
“Për mua është nder dhe kënaqësi që kam arritur të krijoj raporte te këtilla me liderët e futbollit evropian dhe botëror si Aleksander Çeferin dhe Gianni Infantino, por edhe me sektorët e tjerë të futbollit. Detyra ime si udhëheqës i FFK-së është të prezantoj, të ndërtoj raporte dhe të punoj me zell e saktësi me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke garantuar se zëri i klubeve, futbollistëve dhe akterëve të tjerë të futbollit të dëgjohet në mënyrë të pastër, reale dhe të drejtë kudo”, ka shkruar Ademi.

Back to top button