Zhurma e krijuar mbrëmë në Prishtinë, KOSTT dhe KEK-u dalin me njoftim zyrtar

Zhurma e pazakonshme që u dëgjuan mbrëmë në kryeqytet ka ndodhur si shkak i një defekti në blloku A4 të KEK’ut.
KOSTT dhe KEK njoftojnë opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datë: 26 Shkurt 2023, në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti duke krijuar zhurmë të papritur në Prishtinë.
“Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT”, thuhet në një komunikatë.
Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, “pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15′.
Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet ne operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Back to top button