Gjatë janarit ATK mbledhi mbi 111 milionë euro të hyrave tatimore

Në muajin e parë të vitit 2024, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka arritur të mbledhë një shumë prej 111.22 milionë euro të hyrave tatimore.

Përmes një komunikate për mediat ATK ka bërë të ditur se ky rezultat ka tejkaluar pritshmëritë e tyre.

“Shuma prej 111.22 milionë euro e të hyrave të mbledhura ka tejkaluar pritshmëritë e ATK-së, duke arritur të mblidhen 14.5 milionë euro më tepër se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, si dhe 4.26 milionë euro apo 4 % më tepër se plani. Këto rezultate janë tregues i përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar integritetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin në mbledhjen e tatimeve”, thuhet në njoftimin për media të ATK-së.

Ndërsa ATK-ja ka falënderuar të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin e tyre, si dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë dhe të deklarojnë e të paguajnë tatimet e tyre në përputhje me ligjin për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë./21Media

Back to top button