Vdiq punonjësi i FNSH-së dhe vjehrra e tij, tre të lënduar

Sokrat Lela, 54 vjeç, punonjës i FNSH-së (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë), së bashku me vjehrrën e tij, Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vdiqën të enjten në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, mbeti e lënduar edhe bashkëshortja e Lelës, Fatbardha Lela,, 53 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Të lënduar gjithashtu mbetën dhe shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran, drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, kur dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” u përplasën me njëri-tjetrin./Oranews

Back to top button