Afër 500 të vdekur në Kinë nga koronavirusi

490 të vdekur në Kinë nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga korona virusi në Kinë kaloi 490 të mërkurën. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se 65 vdekje u raportuan të martën, një rekord i ri ditor që sillte numrin në 490, kryesisht rreth qytetit Wuhan, ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar, përcjell 21Media.

Ka pasur dy vdekje jashtë Kinës kontinentale. Një burrë 39-vjeçar në Hong Kong vizituar qytetin Wuhan vdiq të martën. Një burrë vdiq në Filipine javën e kaluar pasi vizitoi Wuhan.

Në të gjithë territorin e Kinës, janë konfirmuar 3,887 raste të reja të infektuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.324./21Media

Back to top button