Pas reshjeve të borës

Pas reshjeve të borës

Të gjitha rrugët janë ta pastruara për zhvillim normal të komunikacionit. Një gjë të tillë bëhet e ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave, të mbikëqyrura vazhdimisht edhe nga përgjegjësit e ministrisë. Theksojmë se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu bëhet e ditur se ministri Lumir Abdixhiku ka përcjellë situatën nga afër.

Po ashtu Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton qytetarët se për çdo emergjencë lidhur me rrugët që janë të kontaktojnë në këta numra: 044 130 069 dhe 044-158-914./21Media