AGK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-gazetarit Seremb Gjergji

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dalë me një telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-gazetarit Seremb Gjergji.
Ata e kanë vlerësuar lartë kontributin e Gjergjit si gazetar.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e kolegut tonë, gazetarit të mirënjohur, Seremb Gjergji. Vdekjen e Gjergjit në moshën 47-vjeçare, e kanë bërë të ditur familjarët e tij në mediet sociale. Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë, ku ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume. Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar AGK-ja në telegram ngushëllimi.

Ish gazetari dhe ish kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji ka vdekur në moshën 47 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur sot bashkëshortja e tij Sama Bajraktari Gjergji.
Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”./21Media

Back to top button