AGK reagon ndaj deklaratave të Velës, thirrje presidentes që t’i ndalojë sulmet e kabinetit të saj ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme dhe të papranueshme gjuhën e Shefit të Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela në lidhje me një reagim që bëri ky i fundit.

Ai tha pretendimet e Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzoj Osmanin nga posti janë një prej skenarëve të Serbisë për ta destabilizuar situatën në Kosovë.

“Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”. Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve. “, thuhet në reagimin e AGK-së.

Madje në reagim thuhet se nuk është kjo hera e parë që Vela ka sulmuar mediat.

“Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre. “, përfundon reagimi i AGK-së./21Media

Back to top button