Agon Maliqi: Lajm pozitiv që u kalua pengesa në KE

(Lajm i përditësuar)
Dialogu për marrëveshje finale, Maliqi: Të rivendoset parimi, marrëveshje për gjithçka ose asgjë
Analisti politik Agon Maliqi ka thënë se është hap pozitiv që qeveria Kurti po e sheh si potencial për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë propozimin franko-gjerman.
Në intervistën për emisionin “21 Drejtpërdrejt”, Maliqi ka thënë se synimi i Kosovës duhet të jetë që presioni të drejtohet te Serbia për arritjen e marrëveshjes finale dhe Kosova të rivendosë parimin që ose do të ketë marrëveshje për gjithçka ose nuk do të ketë marrëveshje për asgjë.
Agon Maliqi: Lajm pozitiv që u kalua pengesa në KE
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023. Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.
Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21 ka thënë se është lajm shumë pozitiv që u kalua pengesa në Këshillin Evropian.
“Besoj që kjo është hapi i fundit, por kemi pasur aq shumë zhgënjime në vitet e fundit, sa nuk përjashtohet ‘kleçka’ edhe gjatë vitit tjetër…”, ka thënë tutje Maliqi.
Sa i përket kësaj çështje ai ka theksuar se duhet të mbesim optimist, por me pak doza të skepticizmit të vogël./21Media

Back to top button