Ahmeti: Deputetit ju hoqën dy biftekë e salmon, mësimdhënësit 2-3 litra vaj e ngrohje

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar për mosekzekutimin e pagave të muajit shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë.
Ahmeti ka thënë se është e vërtetë që çmimet nuk janë rritur vetëm për mësimdhënësit, por sipas tij, inflacioni nuk i ka prek të gjithë njejtë.
“Një deputeti ja ka hjek dy byfteka e një sallmon në muaj, por një mësimdhënësi ja ka hjek nja 2-3 litra vaj e 2-3 gradë ngrohje etj. E disave edhe bukën”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Për muajin shtator, Qeveria e Kosovës tha se ekzekutoi pagat vetëm për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat e përgjegjësitë e tyre./21Media

Back to top button