Ahmeti: Do ta dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor

 
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se Prishtina do të shkojë në balotazh.
Ahmeti ka thënë se “do ta dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor”.
“Suksese të gjithë kandidatëve sot! Ndjenjë ndryshe me votu pa qenë kandidat. Megjithatë votë tepër me rëndësi për mua se kujt do të ja dorëzoj mandatin sipas të gjitha gjasave në dhjetor!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist./21Media

Back to top button