Ahmeti e Likaj diskutuan për përgatitjet e nisjes së vitit të ri shkollor

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj kanë biseduar sot në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe bashkërendimin e aktiviteteve mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti ka informuar ministrin Likaj në lidhje me përgatitjet që deri më tani ka bërë Komuna e Lipjanit për nisjen e procesit mësimor më 14 shtator.

Ata me këtë rast kanë vizituar edhe shkollën fillore “Vëllëzërit Frashëri” në Lipjan, për të parë nga afër përgatitjet e bëra për nisjen e vitit të ri shkollor.

Back to top button