Komunat që po synon PDK-ja

PDK-ja ka përmbysur rezultatin duke shënuar fitore të bindshme në Mitrovicën e jugut me Bedri Hamzën.
Fitore ka siguruar edhe në Ferizaj në raundin e parë, po ashtu edhe në Kaçanik.
Ndërsa deri më tani po prinë në Drenas, Skënderaj dhe Hani i Elezit. Ndërkaq në Prizren pritet të jetë në balotazh me VV-në.
Një balotazh e pret me LDK-në Vushtrri dhe Dragash.
PDK-ja në Shtime do të jetë në garë me VV-në dhe në Malishevë me NISMA-n.
Në zgjedhjet komunale të vitit 2017 PDK-ja kishte fituar 5 komuna./21Media

Back to top button