Rënia e të të infektuarve me koronavirus në nivel vendi, ka ndikuar që edhe në Klinikën Infektive të bie numri i personave që kërkojnë hospitalizim, por në këtë Klinik COVID pacientët e spitalizuar ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shumica kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti, ka folur për variantin e ri indian që ka prekur shumë vende të botës.

Derisa ka thënë se ditëve të fundit në këtë klinikë gjendja është më e qetë dhe se aktualisht janë të shtrirë 86 pacientë të cilët kanë gjendje të rëndë shëndetësore.

“Gjendja aktuale edhe në nivel vendi por edhe në Klinikën Infektive është më e qetë, ne kemi numër të rasteve më të vogël që kërkojnë dhe kanë nevojë për spitalizim. Aktualisht ne në Klinikën Infektive kemi sot të spitalizuar 86 pacientë si do qoftë numri i rasteve të reja të cilët kërkojnë spitalizim ka rënë dukshëm në javën e fundit. Në Klinik jemi raste janë mjaftë të rënda, janë pacientë të cilët kryesisht kanë qenë forma të rënda të sëmundjes dhe janë në trajtim e sipër dhe rehabilitim e sipër për shkak të komplikimeve të rënda që ka shkaktuar sëmundja primare e tyre. Ndërsa, rastet e reja të spitalizuara janë më të pakta por gjithsesi ato raste që kërkojnë spitalizim. Zakonisht janë raste të rënda dhe po thuajse të gjitha kanë nevojë për mbështetjen me oksigjenoterapi dhe terapi tjetër përcjellëse”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se varianti britanik që preku në muajt e fundit edhe kosovarët, ka treguar se është virus që përhapet më shpejt, sidomos te mosha 30 deri 50 vjeç.

Sipas tij, gjendja e pacientëve të infektuar me variantin britanik ka qenë e rëndë dhe ka pasuar me përkeqësime të shpejta që kanë kërkuar edhe trajtim intensiv.

“Me variantin britanik i cili në dy-tre muajt e fundit ka qenë mjaftë i pranishëm edhe në mes e pacientëve tanë është një variant i cili ndoshta vlen me veçuar prej variantit të mëparshëm ose origjinal sepse ka prekur mosha më të reja ne kemi pasur prekje më të shpejta prej moshave 30 deri në moshën 50 vjeçare, ka pasur përhapje më të shpesh në mesin e personave të kontaktit dhe në këto moshat të reja ka shkaktuar forma të rënda të sëmundjes të cilat kanë pasur përkeqësime të shpejta kanë kërkuar kujdes intensive të shpejt në kohën e duhur dhe me tretmanin e duhur, por gjithsesi ky variant nuk ka kursye moshat e shtyra”, u shpreh infekologu i Klinikës Infektive.

Meqenëse tashmë bota është duke u goditur edhe nga një variant i ri i COVID-19, i cili po njihet si varianti indian, infektologu, Sali Ahmeti thotë se shumë shpejt edhe Kosova mund të preket me këtë lloj të koronavirusit.

Sipas tij, edhe ky mutacion i ri nuk ka ndonjë problematik që e dallon prej dy varianteve të mëhershme.

“Në aspektin epidemiologjik sot bota është zvogëluar dukshëm meqenëse mundësitë e bartës së infeksionit në një botë të zhvilluar dhe me komunikime të shpejta është mundësia e bartjes së infeksionit prej një vendi në tjetrin është shumë e madhe dhe mund të bëhet shumë shpejt. Pra edhe për variantin apo lloj indian ka filluar të prek vende të ndryshme të Evropës….Kështu që ne nuk mund të eliminojmë rrezikun që ky variant të jetë së shpejti edhe në mesin tonë, kështu që ne nuk kemi përvoja personale me këtë variant. Përshkrimet nga autorët tjerë nuk e përshkruajnë si variant që jep ndonjë problematik të veçantë në raport me variantet e mëparshme, sidoqoftë edhe ky përhapet shpejt dhe shkakton sëmundje dhe forma të rënda por që nuk dallojnë nga varianti britanik”, theksoi infektologu Ahmeti.

Tashmë ka një javë që në Kosovë përfundoi shpërndarja e 24 mijë dozave të vaksinës kundër COVID-19, dhe shpejt pritet të vijnë dozat e reja. Prandaj, infekolgu Ahmeti kërkon që ritmi i vaksinimit të jetë më i shpejt sepse arma më e mirë të të luftuar pandeminë është imunizimi i qytetarëve.

Madje, ai tha se rënia e të të infekturave me COVID-19 në ditët e fundit në vendin tonë nuk duhet të shërbejë si moment relaksimi, pasi që ende jemi në luftë me pandeminë.

Ai kërkon që edhe zbutja e masave të bëhet në mënyrë graduale, në të kundërtën, sipas tij, mund të kemi shtim të rasteve të reja.

“Është fat i mirë që ne këto ditë kemi një periudhë qetësie se ditët e mëparshme dhe javët e mëparshme, por mendoj se kjo kurrsesi nuk do thotë që ne të relaksohemi zbutja e masave duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe të kujdesshme qytetarët duhet ta kenë parasysh se ende jemi duke u ballafaquar me COVID-19…-7\-9 Nëse ne sillemi me kujdes përkundër lirimit të këtyre masave i respektojmë ato qoftë duke respektuar masat e mbrojtjes personale dhe atyre kolektive apo institucionale mendoj që megjithatë do ia dalim që të dalim shumë më lehtë”, deklaroi ai.

Nga muaji shkurt edhe në Kosovë ka nisur trajtimi i pacientëve me plazmën konvalescente, e vetëm në Klinikën Infektive deri tani këtë lloj trajtimi e kanë marrë rreth 70 pacientë.

Sipas infekologut Ahmeti, kjo lloj terapie ka dhënë efekte të mira kur është aplikuar në kohën e duhur dhe tek pacienti i duhur.

“Sikurse çdo bar tjetër apo çdo metodë tjetër e tretmanit të COVID-it edhe plazma konvalescente nuk është ndonjë metodë terapeutike që bënë mrekullia por ajo ndihmon dhe në mënyrë të veçantë edhe tek ne ka treguar efekte të mira kur ajo është dhënë në kohën e duhur dhe pacientët e duhur…11’16 Pacientët e Klinikës Infektive asnjëherë nuk kanë hezituar me marr plazmën, përkundrazi kemi pasur kërkesa me dhënë plazmën edhe në rastet kur nuk kanë qenë indikative për marrjen e saj, kështu që ata e kanë marr dhe pa asnjë shqetësim të veçantë dhe ka ndihmuar për në rastet indikative ka pasur efektet e mira…Besoj që rreth 70 pacientë e kanë marrë në Klinikën Infektive”, u shpreh ai.

Në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është mbi 9 mijë e 200, ndërsa të shëruar janë mbi 93 mijë e 500 qytetarë. E betejën me koronavirus e kanë humbur mbi 2 mijë e 100 qytetar./KP