Ahmeti: Nga sot do të fillojnë të lëvizin gjërat për formimin e Qeverisë

 

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se nga sot do të fillojnë të lëvizin gjërat për formimin e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut.. Ai nuk komentoi spekulimet në media për përbërjen e mundshme qeveritare, pasi tha asgjë nuk ka konkrete.

“Do të shohim se cila është agjenda, cilat do të jenë prioritetet e Kuvendit kështu që është herët të flasim për pritshmëritë. Gjërat nga sot do të fillojnë të lëvizin dhe do të fillojmë bisedimet. Akoma nuk ka diçka konkrete”, tha Ahmeti. /TV

Back to top button