Akademik Daci përmes një letre shpreh falënderime për ngushëllime

Arian Daci, djali i akademik Nexhat Dacit vdiq të shtunën

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci ka shprehur falënderime për ngushëllimet që janë drejtuar atij dhe familjes Daci për vdekjen e djalit të vetëm Arian Dacit. Akademik Daci ka falënderuar krerët shtetëror,  përfaqësuesit e pozitës dhe opzitës si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja e po ashtu edhe popullin e Kosovës, pavarësisht përkatësisë fetare apo partiake.

“Me rastin e vdekjes së djalit tonë të vetëm, Arianit, si prind i tij dhe në emër të
gjithë familjes Daci dua t’i falënderoj dhe shpreh mirënjohjen tonë të thellë të
gjithë shqiptarëve për ngushëllimet dhe ndarjen e dhembjes me ne në momentet e
vështira që i përjetuam. Në veçanti, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit shtetërorë
nga pozita dhe opozita në Kosovë për vizitat dhe përkrahjen e tyre të gjithanshme,
liderët e Shqipërisë, liderët shqiptarë nga Maqedonia dhe Mali i Zi, përfaqësuesit
nga mërgata që vinin nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera, duke përfshirë
Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj, Kryetarin e
LDK-së Mustafa, Kryetarin e Vetëvendosjes Kurti, Presidentin Meta,
Kryeministrin Rama, Akademik Tolen, Kryetarin e BDI-së Ahmeti, ministrin e
Punëve të Jashtme Pacolli, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi si
dhe Zëvendëskryeministrin Gashi i cili në bashkëpunim, bashkërendim dhe duke
gëzuar ndihmë të pakursyer nga Zyra e Kryeministrit Haradinaj u përkujdesën në
të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e ceremonisë mortore sipas Protokollit të
Shtetit. Ne, gjithashtu, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit nga vendet e huaja të
cilët na ngushëlluan dhe ndanë dhembjen me ne, duke përfshirë Ambasadën
britanike, franceze, suedeze, hungareze si dhe përfaqësuesit e vendeve tjera. Ishte
një dhembje tejet e madhe për ne por njëkohësisht ishin edhe momente krenarie
kur pranonim ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre
partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër. Kjo është dëshmia më e mirë se ne
ia arrijmë të jemi të unifikuar në momente të vështira dhe vendimtare për familjen
por edhe për vendin.”, thuhet në letrën e Dacit.

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci vdiq të shtunën si pasojë e rënies së një orteku në Brezovicë, ku ai ishte duke skijuar. Nga ky ortek i lënduar mbeti edhe një person tjetër, por jashtë rrezikut për jetë./21Media

Back to top button