Akil Gjakova dorëzohet në Polici, për rastin reagon edhe në rrjetet sociale

Policia e Kosovës sot ka shpallur në kërkim si të dyshuar për dhunë në familje xhudistin Akil Gjakova.

Siç raportohet, Gjakova tashmë është dorëzuar në Polici. Para dorëzimit ai ka shpërndarë reagimin e Federatës së Xhudos, të cilët janë shprehur se besojnë “në pafajësinë” e tij.

”Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj, ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë. Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, thuhet në reagimin e Federatës./21Media

Back to top button