Akil Gjakova sot feston ditëlindjen

Xhudisti shqiptar, Akil Gjakova sot feston ditëlindjen.
Akili mbush plotë 26 vjet.
Gjakova i solli medalje të shumta Kosovës, duke ngritur kështu emrin e Kosovës lartë e më lartë.
Së bashku me Majlinda Kelmendin bartën flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokyo 2020.
I lindur në Pejë, xhudisti shqiptar lufton në kategoritë e peshës deri në 66 dhe deri në 73 kilogramë. Sa iu përket sukseseve në karrierë, disa nga arritjet e Akil Gjakovës janë: në vitin 2018 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Parisit, ku ka fituar medaljen e artë. Gjakova në vitin 2018 është shpallur kampion i evropianit, që është mbajtur në Gyor të Hungarisë. Në vitin 2019, ai ka fituar medaljen e artë në Hungari. Ndërsa, më 17 prill të këtij viti, Akil Gjakova është shpallur kampion i Evropës në xhudo në turneun, i cili është zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë.
Akil dhe Suela Muminoviç – Gjakova, i dhanë fund beqarisë në gusht të vitit 2020, gjithashtu janë prindër të Malit./21Media

Back to top button