Aksident i rëndë në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm teksa mësohet se viktimë ka mbetur shoferi, ndërsa tre persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar.

“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./oranews

Back to top button