Aksident me fatalitet në Kamenicë

Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me veturë në Shipashnicë të Kamenicës.

Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:15.

“Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur në një arë jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Gjatë 8 majit edhe një person ka humbur jetën në një vetaksident në Istog./21Media

Back to top button