Vdiq një person në vetaksident në Istog

Një person ka humbur jetën mbrëmë në një vetaksident në fshatin Baicë të Istogut.

Sipas Policisë aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./21Media

Back to top button