Arrestohen tri gra për prostitucion

Tri gra janë arrestuar nën dyshimin për mundësim ose detyrim në prostitucion në Gjilan.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në Gjilan.

Sipas Policisë dy gra janë arrestuar nën dyshimin se kishin pranuar para për shërbime seksuale, ndërsa gruaja tjetër e arrestuar është pronarja sallonit të masazhit ku ishin kryer veprat.

“Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Ksoovës.

Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button